VIDEO/ LeBron fenomenal, e dërgon sfidën ndaj Curryt në një nivel tjetër

schedule23:25 - 13 Janar, 2021

schedule 23:25 - 13 Janar, 2021

Los Angelos Lakers fituan ditën e djeshme në përballjen kundër Houston Rockets me rezultatin 117-100. Si në çdo ndeshje tjetër vëmendjen kryesore e mori LeBron James, i cili vërtetoi dhe një herë tjetër talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Amerikani goditi për tre pikë në pjesën e dytë të sfidës dhe në momentin kur topi po shkonte drejt koshit ai kthehet nga stoli, duke mos e parë fare përfundimin. James besoi shumë tek gjuajtja e tij, e cila rezultoi e saktë dhe më pas i gjithë ekipi shkoi në delir.

Kjo ishte një përgjigje direkte ndaj sfidës së hapur nga basketbollisti i Golden State Warriors, Stephen Curry. Por, LeBron e çoi sfidën në një tjetër nivel dhe tashmë videoja e tre-pikëshit është kthyer virale në rrjetet sociale. /abcnews.al