VIDEO/ Lazio shënon të parin ndaj Genoa-s, “shqiponjat” marrin avantazhin në “Olimpico”

schedule21:27 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 21:27 - 5 Dhjetor, 2023

“Shqiponjave” të Lazio u kanë mjaftuar vetëm 6 minuta për të zhbllokuar sfidën e 1/8-ve të vlefshme, për Kupën e Italisë, duke nisur kështu festën e tifozëve të pranishëm, në “Stadio Olimpico”.

Pas një pasimi fantastik nga anësori i mbrojtjes, Luca Pellegrini, “fantazisti” i mesfushës, Matteo Guendouzi dërgon topin në rrjetën e Leali, me një goditje potente në hyrje të zonës, duke kaluar “Të Kaltërit” në avantazh. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: