VIDEO/ Lazio ia del në frymën e fundit, Muriqi e kualifikon në çerekfinale

schedule23:11 - 21 Janar, 2021

schedule 23:11 - 21 Janar, 2021

Vedat Muriqi gjen më në fund golin e parë me Lazion. Sulmuesi dardan është përballur me shumë kritika këtë periudhë, teksa sonte i dhuroi bardhekaltërve kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Lazio ia doli të fitojë 2-1 në “Olimpico” përballë Parmës, me sulmuesin nga Prizreni që realizoi golin e fitores në minutën e fundit. Marco Parolo kaloi vendasit në avantazh në mesin e pjesës së parë, ndërsa Valentin Mihaila barazoi takimin në minutën e 83-të.

 

U mendua se përballja do të shkonte në shtesa, por Muriqi nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit. Bomberi dardan u zhyt bukur me kokë pas një krosi të ardhur nga krahu i majtë.

Muriqi u ndihmua edhe nga portieri i Parmës, të cilit iu plas topi në shpinë dhe më pas përfundoi në rrjetë. Përfundimisht 2-1 për Lazion, që kalon në raundin tjetër në Kupë, aty ku do të përballet me Atalantën. /abcnews.al