Lazio e Sarrit është treguar e pamëshirshme kundër Spezis, teksa ka fituar me rezultatin 6-0, kurse Atalanta është ndalur në barazim 0-0 ndaj Bologna në shtëpi.
Kryeqytetasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, me Ciro Immobile që shënoi tre gola dhe humbi një penallti. Me rezultatin 3-0 në 45 minuta Spezia nuk kishte më shpresa.
Për t’ua dhënë një tjetër goditje mendoi Felipe Anderson, i cili shënoi golin e katërt që në minutën e dytë të së dytës.
Në mënyrë të pazakontë në këtë duel shënoi edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi shkodran i kombëtares shqiptare. Lazio nuk u mjaftua me kaq, pasi Luis Alberto realizoi edhe golin e gjashtë. /abcnews.al

