Merr fund ecuria prej pesë fitoresh radhazi në kampionat për Sevillan. Ekipi andaluzian humbi 0-1 në fushën e vet kundër Athletic Bilbao.
Një hap fals në momentin më të mirë për djemtë e Julian Lopeteguit, të cilët i thonë praktikisht lamtumirë titullit kampion.
FINAL #SevillaFCAthletic 0-1
¡El @AthleticClub se lleva los 3 puntos con un gol de @Williaaams45! ?❤?#ResultadosLS #LaLigaSantander pic.twitter.com/UpjupB2J54
— LaLiga (@LaLiga) May 3, 2021
Atletico Madrid kryesuese është 6 pikë larg, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër javë. Vendasit luajtën më mirë, por golin e fitores e realizoi skuadra baske.
Athletic Bilbao shënoi golin e tre pikëve në minutën e fundit të takimit me anë të Inaki Williams, i cili u fut në fushë në mesin e pjesës së dytë.
Ylli i ekipit mik finalizoi bukur një kundërsulm të shpejtë duke shokuar Sevillan. Shtesa nuk sollën asgjë dhe ndeshja përfundoi 0-1. /abcnews.al

