Trafiku i rënduar në hyrje të Tiranës në zonën e rreth-rrotullimit të Doganës shkakton vështirësi dhe vonesa jo vetëm për qytetarët që lëvizin me automjete por edhe për autoambulancat që nxitojnë për të shpëtuar jetë.
Gazetarja e ABC Ajgena Korbi sjell video nga momenti kur tre autoambulanca me sirena ndezur qëndrojnë në radhë për të kaluar ndërsa makinat nuk lëvizin dot si pasojë e trafikut.
Më pas ato krijojnë një korridor duke u spostuar në dy anët e rrugës për të lehtësuar kalimin e tyre./mv.abcnews.al