VIDEO-LAJM/ Një grua i acaron nervat, Papa: Më falni për shembullin e keq

schedule18:04 - 1 Janar, 2020

schedule 18:04 - 1 Janar, 2020

Papa Françesku u ndodh në një situatë të sikletshme, ndërsa përshendetej mbrëmë me besimtarët në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Ai hasi në rezistencen e një gruaje me tipare orientale që nuk ia lëshonte dorën për disa sekonda. Francesku u ndje i bezdisur dhe i ra me dorën tjeter gruas që e mbante të shternguar. Pas videos, që u bë virale në rrjetet sociale, Papa ka kërkuar falje.

Gjatë fjalimit që ka mbajtur në Vatikan, Papa Françesku ka kërkuar falje duke u shprehur se ndjehet i keqardhur për shembullin e keq.

“Rilindja e njerëzimit filloi me gratë. Ato janë burim i jetës. Por pavarësisht kësaj, ato vazhdimisht ofendohen, rrihen, përdhunohen, detyrohen të prostituojnë veten dhe të shtypin jetën që mbajnë në barkun e tyre. Dhuna ndaj grave është përdhosje e Zotit, që u lind nga gruaja dhe shpëtimi i njerëzimit erdhi po nga gruaja”, u shpreh Papa.

Mijëra besimtarë nga e gjithë bota e pritën vitin e ri në sheshin Shën Pjetër, duke u lutur për paqe, dashuri dhe një ambient më të pastër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!