VIDEO/ Laçi mbetet pa spital, Urgjenca ‘strehohet’ në kishë

schedule16:10 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 16:10 - 14 Dhjetor, 2019

Qyteti i Laçit ka mbetur pa shërbim spitalor që nga tërmeti i 26 nëntorit. Godina e spitalit ka pësuar dëme të rëndë, dhe pritet të shembet. Ndërsa shërbimi i Urgjencës si asnjëherë më parë është transferuar në një kishë.

Pamjet e Abc News tregojnë qartë dëmet në spitalin e Laçit. Në hyrje është vënë shiriti, pasi vlerësohet nga ekspertët si i rrezikshëm për të marrë mjekim nga të sëmurët. Urgjencës së spitalit i ka hapur derën kisha. Drejtuesi i qendrës sociale “Fara e Mirësisë” thotë se ka pezulluar çdo aktivitetet tjetër dhe qendra është kthyer në urgjence spitalore.

Ndërsa mjeku i urgjencës Agron Lala sqaron se për të ofruar këtë shërbim në sallat e qendrës sociale, ata kanë riorganizuar të gjithë punën.

Të sëmurët që duhet të shtrohen në spital për mjekim të specializuar, dërgohen në spitalin e Lezhës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!