Tre gola për tre pikët e radhës: Laçi mposht me rezultatin 3-1 ekipin e Luftëtarit në Kurbin. Bardhezinjtë e Cungut shënuan vetëm një gol, pasi miqtë ishin shumë të pafat në këtë sfidë dhe u ndëshkuan nga dy autogola.
Që në minutën e dytë të sfidës, mbrojtësi i Luftëtarit Kuka shënon autogol. Xhixha kroson bukur nga e majta, në kërkim të Nwabueze. Sulmuesi nuk e devijon dot topin, që përplaset në këmbën e Kukës dhe mposht portierin Basha.
https://streamable.com/mxqyxw
Në minutën e 40-të, Xhixha do të arrinte të shënonte, për të dyfishuar rezultatin për Laçin. Goli i 11-të për sulmuesin kurbinas në Superiore, duke treguar se është një ndër më të mirët.
https://streamable.com/ro1ch3
Pjesa e dytë, nisi sërish me autogol, sërish realizuar nga një mbrojtës i Luftëtarit. Lala në minutën e 50-të shënon në portën e tij, për të çuar shifrat në 3-0 në favor të Laçit.
https://streamable.com/0z86ek
Në minutat e fundit, ekipi mik do të shënonte një gol nderi. Në të 85-ën, Memetllari do të shënonte me penallti. Laçi merr tri pikët e radhës, duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve dhe në vend të tretë../abcnews.al
https://streamable.com/fi2hji
Superiore, java 33
Laçi – Luftëtari 3-1
Kuka (ag) 2’, Xhixha 40’, Lala (ag) 50’ / Memetllari (p) 85′
Formacionet titullare:
LAÇI: Stajila, Turkaj, Marku, Gjoni, Fangaj, Deliu, Rapo, Lushkja, Xhixha, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
LUFTËTARI: Basha, Isufi, Lala, Kuka, Qato, Hyseni, Duka, Brahilika, Lika, Oshafi, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi