VIDEO/ Ky është vendi ku u vra Ismet Çekorja, djali i tij në kërkim për një atentat në Shkodër

schedule15:37 - 2 Shtator, 2022

schedule 15:37 - 2 Shtator, 2022

SHKODËR – ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra, Ismet Çekorja në Shkodër. Ai është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar me armë zjarri. Edhe pse është tentuar të dërgohet në spital, Çekorja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Viktima është identifikuar si babi i Bajram Çekores që u shpall në kërkim pak ditë më parë si autor i dyshuar i atentatit ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht.

 

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

/abcnews.al/