VIDEO/ Ky është goli më spektakolar në historinë e futbollit

schedule10:36 - 13 Nëntor, 2020

schedule 10:36 - 13 Nëntor, 2020

Slagelse-Lyngby, ndeshje në Kupën e Danimarkës, u mbyll me rezultatin 0-9 dhe nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë surprizë. Rezultate që në kompeticione të tilla, ku diferencat e ekipeve janë të mëdha, ndodhin shpesh.

Gjithsesi vëmendjen e ka tërhequr një prej golave, i shtati. I shënuar nga një mbrojtës, Nicolai Geertsen, që tani nuk ka rivalë për çmimin e golit më të bukur të vitit.

Goditja e parë me stil “biçiklete” nuk kishte sukses, pasi topi u përplas në tra dhe u kthye pas. Edhe pse i rrezuar, 29-vjeçari nuk u dorëzua dhe e goditi sërish topin. Këtë herë portieri rival u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta. /abcnews.al