“Blutë” e Napoli kanë arritur një fitore spektaklore, në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi”, teksa mundën skuadrën e Verona, me rezultatin e thellë, 3 me 1, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Golat për “blutë” e teknikut Rudy Garcia erdhën nga Mattia Politano e Kvicha Kvaratskhelia, me italianin që hapi siparin e rrjetave në minutën e 27’, ndërsa gjeorgjiani arriti të realizonte një dopietë në minutat 43’ e 55’ të sfidës. Për golin e nderit të vendasve mendoi mesfushori Darko Lazovic, i cili tundi rrjetën e Meret në minutën e 60’.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e 5 të renditjes me 17 pikë, po aq sa Juventus e Fiorentina, që janë të pozicionuar në vendet 3 e 4. Në krahun tjetër, Verona mbetet në vendin e 16 me vetëm 8 pikë, pas 9 javëve të para të Serie A. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Mattia Politano, 0-1: