Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi grabitën xhiron ditore të një karburanti në Selitë. Bëhet fjalë për Aleksandro Lazaj dhe Kristjan Lazaj, 22 dhe 21 vjeç.
Ka qenë Aleksandro Lazaj i cili është përleshur me punonjësit e karburantit, duke tentuar t’i vjedhë xhiron ditore nën kërcënimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, në një karburant në Selitë.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/