VIDEO/ “Kur qesh nga halli”, si reagoi Ilir Shaqiri kur e bija tha se nuk është më single

schedule22:20 - 3 Nëntor, 2022

schedule 22:20 - 3 Nëntor, 2022

Edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka qenë mjaft i komentuar. Kjo jo vetëm për raportet me ish banorët e tjerë por dhe për jetën personale. Gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë së famshme, një vëmendje të madhe mori dhe bashkëshortja dhe vajza e tyre, Emily.

Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, balerini është treguar shumë i rezervuar. Së fundmi, Emily i ka bërë një “rreng” të atit. Teksa është pyetur nga ndjekësit nëse është beqare, Emily i është përgjigjur pyetjes përmes një videoje ku shihet pranë Ilirit dhe mamasë së saj.

Me shaka, ajo thotë se është në një lidhje ndërsa më pas e kthen kamerën nga babai i saj për të parë se si do të reagojë. I habitur, Iliri e pyet se me kë. Në atë moment, Emily kthen telefonin nga macja e saj. “Ai momenti kur qesh nga halli”, shkruan balerini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!