Sportet e njohura në botë, janë të shumtë. Normalisht, futbolli mbetet parësor dhe fuqia ekonomike në këtë industri, nuk ka nevojë për koment. Gjithsesi, dhe sportet tjera nuk mbeten pas dhe një ndër më të ndjekurit, është Formula 1.
Bota e garave me makina është shumë ndryshe, si në rivalitet, ashtu dhe në zhvillim, pasi kur je me një shpejtësi mbi 300km/h dhe rival me pilotët më të mirë në botë, dhe milimetri bën diferencën.
Këtë gjë, është munduar të na tregojë dhe faqja zyrtare e Formula 1, e cila në Twitter ka publikuar një video me të vërtetë fantastike. Në këtë video të publikuar me pamje të ngadalësuara, shihet se si të gjithë pilotët, e çojnë makinën në limitet e bordurave, për të përfituar sa më shumë. Fantastike!/abcnews.al
Küçük bir buse kondurur gibi!pic.twitter.com/1t7Wa2vbvB
— Fanatik #EvdeKal (@fanatikcomtr) May 25, 2020