VIDEO/ “Kuqezinjtë” tregojnë “dhëmbët” në Evropë, Milan me “një këmbë” në 1/8-at e Europa League

schedule22:56 - 15 Shkurt, 2024

schedule 22:56 - 15 Shkurt, 2024

Pritej një fitore e madhe dhe ajo erdhi. “Kuqezinjtë” e Milan kanë treguar “dhëmbët”, në sfidën e parë, të 1/16-ve, të UEFA Europa League, me djemtë e teknikut, Stefano Pioli, që mbrëmjen e kësaj të enjteje kanë mundur me reuzltatin e thellë, 3 me 0, francezët e Rennes, duke lumturuar jo pak tifozët e pranishëm, në “mitikun” e “San Siro”.

Për “Djajtë” e Milanos mjaftuan golat e Ruben Loftus-Cheek e Rafael Leao, me anglezin, që shënoi një dopietë, në minutat, 32’ e 47’, ndërsa “ylli” portugez dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 53’-të, duke i dhënë fund “thatësirës” 35 ditore, me golin e fundit, që mbante datën e 10 janarit, në humbjen për “Bergamaskëve” të Atalanta.

Falë këtij rezultati, 7 herë kampionët e Evropës, mund të thuhet se janë me “një këmbë” në fazën e radhës, të Europa League, teksa e vetmja gjë që mund ta eleminojë do të ishte një paraqitje katastrofike, në “Roazhon Park”, me përballjen e radhës që do të zhvillohet mbrëmjen e 15 shkurtit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!