VIDEO/ “Kuqezinjtë” e nisin vitin me humbje, “La Roja” mposht thellë “Legjionarët” në “Ennio Tardini”

schedule22:48 - 22 Mars, 2024

schedule 22:48 - 22 Mars, 2024

Pretendimet ishin të mëdha, mirëpo fusha e blertë tregoi komplet një anë tjetër. Kombëtarja e Kilit bindi të gjithë se është më lart se Shqipëria modeste, pavarësisht se arriti jo me pak vështirësi, një fitore të thellë, 0 me 3, në “Ennio Tardini” të Parmës, duke i dhënë një “goditje” të fortë “Kuqezinjve”, në nisje të “testeve” miqësore, para Euro 2024.

Eduardo Vargas, në të 21’-tën, Marcos Bolados, në të 83’-tën e Victor Davila, në të 92’-tën mjaftuan për t’i dhënë djemve të teknikut, Sylvinho goditjen e “knock out”, të cilët jo në pak raste kërcënuan portën kundërshtare, por më kot, rezultati mbeti në 0 me 2, duke mos lumturuar në asnjë moment tifozët “Kuqezinj”, që kishin mbushur tribunat e stadiumit italian.

Në fushë u hodhën të gjithë, të paktën sa i përket repartit ofensiv, teka në fillim gjithçka nisi me treshen Seferi-Manaj-Asani, me këta dy të fundit, që qëndruar në hije, duke mos prodhuar shumë. Në pjesën e dytë tekniku Sylvinho hodhi në fushë Brojën, Muçolli, Arbër Hoxhën e Muçin, por sërish rezultati nuk ndryshoi e ishte pikërisht momenti kur Kili na ndëshkoi me gola të shpejtë, në kundërsulm.

Tashmë, Kombëtares i duhet të “hedhë pas krahëve” këtë humbje katastrofike në Parma, teksa vetëm tre ditë më vonë do të përballen me një tjetër përfaqësuese me histori në futbollin evropian e botëror, teksa mbrëmjen e 25 marsit do të sfidojnë në “Friends Arena” të Stokholmit, përfaqësuesen e Suedisë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Eduardo Vargas, 0-1

Goli i Marcos Bolados, 0-2

Goli i Victor Davila, 0-3

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!