Video/ Kupa e Turqisë, moti i keq vështirëson ndeshjen, portieri dridhet i tëri

schedule14:55 - 10 Shkurt, 2022

schedule 14:55 - 10 Shkurt, 2022

Në Turqi është luajtur ditën e martë edhe ndeshja e fazës 1/8 e Kupës, ku Karagumruk ishte përballë Konyaspor, sfidë e cila përfundoi 5-4. Goli i Emre Mor ishte vendimtarë në këtë sfidë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 4-4.

Në këtë mënyrë skuadra e shqiptarëve ndërpret rrugëtimin e saj në Kupën e Turqisë. Në fushë, nga minuta e parë luajtën Çekiçi dhe Bytyqi, ndërsa sulmuesi Cikalleshi nuk ishte i grumbulluar.

Por vetëm pas dy ditësh, një video nga kjo ndeshje ka marrë vëmendjen e tifozëve, duke bërë gjiron e botës. Ky duel u luajt në kushte shumë të vështira të motit ku nuk mungonin edhe reshjet.

Në një moment, kamerat fokusuan portierin e vendasve, italianin Emiliano Viviano, që po dridhej i tëri. Probleme edhe për gjyqtarin kryesor, që kërkoi ndihmë nga jashtë fushës, për të përballuar të ftohtët. Me siguri, lojtarët dhe zyrtarët kanë pritur me padurim përfundimin e ndeshjes, për t’i shpëtuar hipotermisë.

Shiko Videon këtu

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!