Është luajtur në orët e para të mëngjesit (02:00) dueli për vendin e tretë në Kupën e Amerikës. Kolumbia dhe Peruja, që u eliminuan nga Argjentina dhe Brazili në gjysmëfinale, dhuruan një ndeshje të bukur, plot emocione dhe gola.
¡FINAL DEL PARTIDO! Con una gran actuación de Luis Díaz, @FCFSeleccionCol venció 3-2 a @SeleccionPeru y se quedó con el tercer puesto de la CONMEBOL #CopaAmérica
?? Colombia ? Perú ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/xs2tGuZl5D
— Copa América (@CopaAmerica) July 10, 2021
Kolumbia fitoi 3-2 dhe ia doli të sigurojë medaljen e bronztë. Goli i parë erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë. Yoshimar Yotun kaloi Perunë në avantazh, por djemtë e Reinaldo Rueda Rivera përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë.
Juan Cuadrado (49′) dhe Luis Diaz (66′) kaluan Kolumbinë në avantazh, por Peruja nuk u dorëzua dhe riktheu baraspeshën me anë të Gianluca Lapadulës (82′). Gjithsesi, Diaz, lojtari i Portos në Portugali, realizoi një tjetër gol (gol fantastik) në minutën e katërt shtesë dhe i dhuroi fitoren Kolumbisë. /abcnews.al
? ¡Festeja un país entero ??! Así celebró la delegación de @FCFSeleccionCol tras conseguir el tercer lugar en la CONMEBOL #CopaAmérica ?
?? Colombia ? Perú ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/vdIMQVVEJh
— Copa América (@CopaAmerica) July 10, 2021