Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kultivonte kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh, në kërkim djali i tij

schedule13:32 - 24 Qershor, 2025

schedule 13:32 - 24 Qershor, 2025

Pas një hetimi një mujor është finalizuar operacioni “Survejimi”. Policia ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanabis në pyllin e fshatit Grazhdan në Gramsh.

Në pranga është vënë një 63-vjeçar, në banesë në afërsi të sipërfaqes së mbjellë mbante dy armë gjahu pa leje, dhe janë gjetur dy radio të policisë dhe fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë në kërkim është shpallur djali i 63-vjeçarit, pasi sipas policisë ka dyshime se është i përfshirë në veprimtari kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Bimët narkotike janë asgjësuar nga policia dhe armët janë sekuestruar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!