Huazimi i Numan Kurdic nga Sarajevo te Kukësi mund të dështojë. Këto janë të rejat e fundit rreth qendërmbrojtësit boshnjak, i cili një ditë më parë ishte edhe në stadium dhe ndoqi sfidën e verilindorëve kundër Vllaznisë.
21-vjeçari kishte mbërritur në Tiranë prej disa ditësh dhe marrëveshja ishte e mbyllur mes klubeve, por ka ndodhur diçka e papritur sikurse mëson abcnews.al.
https://youtu.be/SPiIofOzfKs
Huazimi i Kurdic duket se është i pamundur për arsye procedurale, ta paktën kështu pretendohet. Gjithsesi ende nuk është përfundimtare dhe mbetet të shihet nëse do të gjendet një zgjidhje.
Kurdic pjesën e parë të sezonit ka qenë pjesë e Novi Pazar në Superligën serbe, ku është aktivizuar në 16 ndeshje kampionati dhe një kupe. 11 herë ai ka luajtur si titullar dhe te Kukësi prisnin që të ishte një alternativë e rëndësishme për prapavijën. /abcnews.al