KUKËS- Qyteti i Kukësit mbulohet nga tymi e smogu i djegies se gomave të makinave të vjetra. Pothuajse çdo ditë digjen goma të tilla nga persona te papërgjegjshme.
Gjatë mbrëmjes shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kukës i është dashur të ndërhyjë tre herë për shuarjen e flakëve të zjarrit të shkaktuar nga djegia e gomave kryesisht nga fëmijët e lagjeve te qyteti.
Ky fenomen në muajt e fundit është bërë shqetësues për banorët e pallateve qe janë përreth shesheve e parqeve , ku zakonisht zjarrvënësit i mbledhin gomat e papërdorura për t’i djegur më pas/ abcnews.al