Sevilla vuajti shumë për të mposhtur Leganes dhe për t’u kualifikuar në raundin e 1/8 të Kupës së Mbretit. Dueli jashtë shtëpia ndaj ekipit që garon në divizionin e dytë të futbollit spanjoll, përfundoi pa gola.
90 minutat u mbyllën në barazim dhe ndeshja shkoi në shtesa. Miqtë nuk donin që kualifikimi të diskutohej nga goditjet e penalltive dhe ia dolën ta evitonin një gjë të tillë. Goli i fitores erdhi në minutën e 96-të.
Lucas Ocampos u nis bukur nga krahu i majtë, marshoi i vetëm drejt zonës kundërshtare dhe mposhti portierin e Leganes me një goditje të saktë dhe të bukur, duke i dhuruar skuadrës andaluziane kualifikimin në raundin tjetër. /abcnews.al