Klasikja gjermane mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, nuk mund të kalonte pa polemika. Rasti më i përfolur dhe më i diskutuar, është ai i Haaland, me gjuajtjen e këtij të fundit që u ndalua me dorë nga mbrojtësi Boateng.
Për çudi, nuk pati ndërhyrje të VAR-it në këtë moment, edhe pse futbollistët e Dortmundit i kërkuan diçka të tillë arbitrit kryesor të takimit, Tobias Stieler. Episodi ndodhi në minutën e 58-të. Hazard nga e majta, shërben në qendër për Haaland, i cili në momentin që stopon topin, sheh Boateng që ka humbur ekuilibrin. Talenti norvegjez gjuan me të majtën dhe topi po shkonte drejt rrjetës, por u devijua nga Boateng.
Në pamjet e para, duket se topi u përplas në trupin e mbrojtësit gjerman, më saktësisht në shpatullën e tij, por pas pamjeve të ngadalësuara, duket qartë prekja e topit me dorë. Tifozët e Dortmund, nuk u përmbajtën në rrjetet sociale, pasi në rast goli, ndeshja do të ishte barazuar dhe fatet e takimit mund të ishin ndryshe…/abcnews.al
https://streamable.com/bb0qp5