Tirana luan nesër në Air Albania sfidën e fundit të sezonit dhe kjo sfidë, nuk vlen praktikisht pēr asgjë, pasi bardheblutë janë shpallur kampionë të Shqipërisë dy javë para përfundimit.
Të besuarit e Egbo u rikthyen te titulli kampion pas plot 11 vitesh dhe festa e tyre nesër, është mëse e ligjshme. Përgatitjet për festën bardheblu, kanë nisur që sot.
Rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me flamuj bardheblu dhe me mbishkrime “Tirana kampione”. Titulli i dytë radhazi në kryeqytet, pasi Partizani e fitoi sezonin e shkuar./abcnews.al
https://streamable.com/9l8fup