Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, pritet nga Princi Mohammed

schedule15:35 - 27 Tetor, 2025

schedule 15:35 - 27 Tetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit. Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!