Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar në një mënyrë jo të zakontë për çështjen e detit, ku kryeministri grek ka deklaruar se do të zgjerohen deri në 12 mijë milje në detin Jon.
Kryemadhi ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet në kanoe në jug të vendit, ndërsa i jep kryeministrit Edi Rama mesazhin për detin.
“O i dëshpëruar, deti është i shqiptarëve, jo i joti”, dëgjohet të thotë kryetarja e LSI, shkruan abcnews.al.
“Ti i dëshpëruar detin e shqiptarëve nuk e fal dot”, shkruan ajo në diçiturën e videos.
Ky ishte reagimi i parë i Kryemadhit për çështjen që ka ndezur edhe njëherë debatet politike në vend. Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit është shprehur se nuk ka marrëveshje.
Po ashtu kreu i qeverisë ka njoftuar se ekipi negociator me Greqinë ka ndryshuar. /abcnews.al