VIDEO/ Krosim fantastik, “tulipanët” dyfishojnë shpejt shifrat ndaj “amatorëve”

schedule21:07 - 21 Nëntor, 2023

schedule 21:07 - 21 Nëntor, 2023

Vetëm 13 minuta pas golit të parë të sfidë, “tulipanët” e Holandës kanë arritur të dyfishojnë shifrat përballë “amatorëve” të Gjibralatarit, në sfidën e fundit të vlefshme për fazën kualifikuese, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Një krosim fantastik i Teun Koopmeiner kapet bukur me kokë nga anësori i mbrojtjes së Feyenoord, Mats Wieffer, i cili me një goditje potente “ngul” topin në rrjetën e vendasve. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: