VIDEO/ Krosim fantastik i Tadic, Serbia barazon shifrat ndaj Bullgarisë

schedule16:45 - 19 Nëntor, 2023

schedule 16:45 - 19 Nëntor, 2023

Përballja mes Serbisë dhe Bullgarisë po rezulton të jetë spektakolare, teksa menjëherë pas përmbysjes së shifrave nga ana e bullgarëve ka ardhur dhe kundërpërgjigja e serbëve vendas, të cilët kanë barazuar shifrat.

Një krosim fantastik i kapitenit, Dusan Tadic, nga goditja e këndit, kapet bukur me kokë nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Srdjan Babic, i cili me një goditje potente dërgon topin në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 2 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: