VIDEO/ Kristjan Asllani “magjistar”, me dy lëvizje dërgon Theo Hernandezin dhe Tonalin me “pushime”

schedule09:44 - 19 Janar, 2023

schedule 09:44 - 19 Janar, 2023

Inter ka fituar mbrëmjen e djeshme finalen e Superkupës së Italisë në Riad, me rezultatin 0-3.

Gjatë kësaj finaleje, konkretisht në minutën e 84-të, talenti shqiptar Kristjan Asllani është aktivizuar në fushën e lojës në vendin e Calhanoglu. Xhevahiri i Interit dhe i kombëtares shqiptare ka mahnitur shikuesit në mbarë botën me një lëvizje në minutën e 94-të.

Me një lëvizje alla Ronaldinho, Asllani ka dribluar mjeshtërisht yllit e skuadrës së Milanit, Theo Hernandezin. Gjithashtu në moment ka nxjerrë jashtë loje edhe Tonalin. Kjo lëvizje është bërë virale kudo nëpër rrjetet sociale. Shumë persona kanë komentuar pozitivisht për yllin kuqezi, duke thurur elozhe për mjeshtërinë dhe teknikën e këtij djaloshi që çdo ndeshje po tregon edhe më shumë se sa i vlenë lëkura./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!