Është mbyllur takimi mes Kosovës dhe Anglisë, me rezultatin 0-4 në favor të “Tre Luanëve” britanikë. Ishte Winks ai që shënoi në minutën e 32-të, për të hapur serinë e golave. Në pjesën e dytë, Anglia do të shënonte dhe tri herë të tjera.
Më saktë, të besuarit e Southgate do të shënonin 3 gola në vetëm 12 minuta. Në të 78-ën, Kane përfiton nga një pasiguri e Alitit për të gjetur rrjetën, duke çuar shifrat në 0-2. Pak minuta më vonë, Rashford shënon një gol të bukur, për të trefishuar avantazhin.
Në sekondat e fundit të sfidës, do të shënonte dhe talenti Mason Maount, golin e parë personal me fanellën e Anglisë./abcnews.al
EURO 2020, KUALIFIKUESE
E diel, 17 nëntor 2019 (18:00)
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
KOSOVË – ANGLI 0-4
Winks 32′, Kane 78′, Rashford 82′, Mount 90′
KOSOVA: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Berisha, Dresevic, Celina, Rashica (Rashani 82′), Hadërgjonaj (Zhegrova 73′), Nuhiu. Trajner: B. Challandes
ANGLIA: Pope, Arnold, Maguire, Mings, Chilwell, Hudson-Odoi (Rashford 59′), Winks, Rice, Sterling, Kane, Chamberlain (Mount 73′). Trajner. G. Southgate
EPISODET –
90’ – Mount shënon golin e katërt për Anglinë, pas një gabimi të Dresevic. Ky gol vendosi dhe rezultatin final të sfidës në 0-4.
82’ – Anglia shënon sërish. Një gol shumë i bukur nga Rashford, i cili shënon me të djathtën pas një pasimi të shkëlqyer nga Sterling. 0-3!
78’ – Gool Anglia, shënon Kane. Aliti gabon në mbrojtje, duke mos arritur të largojë topin dhe Kane, ndëshkon Muric, duke çuar shifrat në 0-2.
70’ – Tjetër aksion i mirë i Kosovës. Halimi sërish protagonist me pasimet e tij, por kombinimet më pas nga Rashica e Celina nuk sjellin goditje në kuadrat.
68’ – Halimi jep një pasim të shkëlqyer për Hadërgjonaj, i cili nxiton të gjuajë në hyrje të zonës dhe nuk koordinohet mirë.
46’ – Nis fraksioni i dytë i lojës, Kosova në kërkim të golit të barazimit
45’ – Mbyllet pjesa e parë në Fadil Vokrri, vendos goli i Winks
32’ – Gool Anglia! “Tre Luanët” kalojnë në avantazh me anë të Harry Winks. Mesfushori është totalisht i lirë në hyrje të zonës dhe nuk e ka të vështirë të shënojë. 0-1 Anglia!
23’ – Shumë pranë golit Kosova! Kololli shpërthen në të majtë dhe pason te Rashica, i cili gjuan fort nga jashtë zone. Gjuajtja e numrit 7 ndalet nga Pope
15’ – Tjetër rast për Anglinë, kësaj radhe tenton Sterling. Sulmuesi gjuan pas një pasimi të Kane, por Muric ndal sërish. Goditje këndi!
12’ – Rasti i parë i Anglisë. Chamberlain gjuan me të djathtën, por Muric ndal pa probleme.
6’ – Tjetër rast i mirë për Kosovën. Kololli kroson nga krahu i majtë, ndërsa Nuhiu gjuan me kokë. Sërish pret Pope
2’ – Pak sekonda nga fillimi i sfidës, Kosova rrezikon. Hadërgjonaj driblon Chilwell dhe gjuan me të majtën, por pret Pope!
1′ – Nis takimi në “Fadil Vokrri”