VIDEO/ Kosova në avantazh, Lirim Kastrati gjen golin e parë me dardanët

schedule21:20 - 18 Nëntor, 2020

schedule 21:20 - 18 Nëntor, 2020

Vjen goli i parë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kosova ka zhbllokuar sfidën ndaj Moldavisë falë golit të Lirim Kastratit në minutën e 31-të. Goli i parë me dardanët për sulmuesin e Dinamo Zagreb.

Valon Berisha ekzekutoi një goditje dënimi nga krahu i majtë, Kastrati përfitoi nga një top i kthyer dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje potente.

Kosovës i mjafton të mos e humbasë këtë takim për t’u konfirmuar në Ligën C të Nations League, objektiv që është bërë më i lehtë pas rrjetës së 21-vjeçarit. /abcnews.al