Julian Shehu, mesfushori i Laçit, është bërë protagonist me një video në rrjetet sociale. Ai shfaqet duket treguar cilësitë e tij me topin, por jo në fushën e blertë, ku ai spikat më së shumti.
Shehu ka postuar një video, ku ai shënon kosh. Në basketboll normalisht shënohen me dorë, por mesfushori e realizon diçka të tillë duke e goditur topin me këmbë.
Disa ditë më parë, të njëjtën gjë e bëri edhe sulmuesi i talentuar i Teutës, Dejvi Kapllani. I riu realizoi nga një distancë më e largët, në pallatin e Sportit në qytetin e Durrësit. / abcnews.al