Kreu i shtetit Ilir Meta do të mbledh Këshillin e Sigurisë ditën e sotme të cilën ka njoftuar se do të fillojë në orën 12:00.
Ndërkohë presidenti Meta sapo ka hyrë në Presidencë ku do të nisë përgatitjet për fillimin ekësaj mbledhjeje.
Sic raporton gazetarja e ABC News Erneta SNë kuadër të masave të marra mësohet se mbledhja do të zhvillohet online duke ruajtur distancën e sigurisë së domosdoshme.
Në këtë mbledhje ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Përgjigja e Bashës erdhi pas ftesës së presidentit Meta ndaj kreut të opozitës, për të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Tema e diskutimit do të jetë situata me pandeminë e Covid-19 e cila ka prekur edhe Shqipërinë./abcnews.al