VIDEO/ Kore e këngë bardheblu, tarracat kthehen në tribunat e ultrasve të Tiranës

schedule09:32 - 16 Qershor, 2020

schedule 09:32 - 16 Qershor, 2020

Tirana u ndal pas tre muajsh, por jo Capital Crew. Ata, të cilët ende nuk e kanë harruar zhgënjimin e rënies në Kategorinë e Parë, mezi presin të festojnë titullin kampion. Misioni i tyre është ta ndihmojmë Tiranën e tyre, me çdo lloj mënyre.

Edhe duke brohoritur majë ndonjë tarrace, jashtë ndonjë stadiumi, rrugëve e kudo. Ishin në Ballsh, pastaj në Gjirokastër dhe së fundmi në Durrës. COVID-19 nuk i ka ndalur, ata këndojnë e mbështesin Tiranën.

 

Kështu bënë edhe dje, në sfidën kundër Teutës. E kishin gjetur në tarracë, pranë stadiumit “Niko Dovana”. Zëri u dëgjohej edhe gjatë transmetimit direkt. Ekipi i tyre i zemrës nuk fitoi, por mbetet i pari në tabelë dhe për ta.

 

Të tjera sfida janë përpara dhe zor se rregullat e autoriteteve shtetërore do t’i ndalojnë të jenë pranë Tiranës. Dita-ditës po tregojnë se duhet të jenë aty, në stadium, ata dhe të tjerë që duan Tiranën, ata dhe të tjerë që duan futbollin dhe çdo klub në vendin tonë. Ajo kohë po afron… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!