Reshjet e para të borës janë regjistruar ditën e sotme në qarkun juglindor të Korçës.
Pamjet e siguruara nga ABC, vijnë nga zonat më të larta malore si Mali i Thatë, Mokra dhe fshati Shtyllë në bashkinë e Korçës.
Aktualisht nuk paraqiten problematika pasi reshjet e borës kanë qenë në formë jo të dendur.
Edhe në fshatin turistik të Dardhës mbrëmjen e djeshme janë regjistruar reshjet e para të borës. Temperaturat ditën e sotme shënojnë 4 gradë minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të arrijnë nën zero./Abcnews.al/