Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kontrolle në kantieret e ndërtimit në Vlorë, IKMT dhe IMT në terren

schedule10:19 - 19 Mars, 2026

schedule 10:19 - 19 Mars, 2026

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit në Vlorë (IMT), kanë ndërmarrë një aksion kontrollesh në disa kantiere ndërtimi në qytetin e Vlorës.

Aktualisht, inspektimet janë përqendruar në projektin e bulevardit të Agrumeve, ku po verifikohen nga afër punimet që po kryhen, si dhe dokumentacioni i firmës ndërtuese për ndërhyrjen në këtë zonë.

Burime nga terreni bëjnë me dije se kontrollet fokusohen veçanërisht në respektimin e kushteve të kantierit dhe të sigurisë teknike. Në rast të konstatimit të shkeljeve, paralajmërohet marrja e masave përkatëse ndaj subjektit përgjegjës.



Gjatë inspektimit në këtë projekt, janë evidentuar disa shkelje, për të cilat pritet të ndiqen procedurat ligjore dhe të vendosen sanksione.

Aksioni i IKMT dhe IMT pritet të vijojë edhe në ditët në vijim në kantiere të tjera ndërtimi në qytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!