Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Konflikti me armë në Laç, të plagosur disa të rinj dhe një grua, shitëse ambulante

schedule14:28 - 3 Maj, 2025

schedule 14:28 - 3 Maj, 2025

Laç- Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Laç këtë të shtunë. Mësohet se është qëlluar me kallashnikov në drejtim të një automjetit.

Si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes të cilëve edhe shitëse ambulante që shiste qirinj pranë gjykatës. Përkatësisht personat që kanë mbetur të plagosur janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri, Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj.

Ndërkohë të plagosurit janë transportuar të Trauma. Dy prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.

Gjithashtu mesohet se Policia po kërkon dy automjete, me të cilët dyshohet se janë larguar autorët nje “Golf” dhe një “Benz i bardh 220”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!