“Djajtë” e Manchester United e kanë treguar me shumë vrull dëshirën e tyre për fitore, mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa vetëm 5 minuta pas fillimit të lojës kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në “Molineux Stadium”, falë një prej “diamantëve” të skuadrës.
Një aksion perfekt i djemve të Erik ten Hag është finalizuar më së miri nga “fantazisti” anglez, Marcus Rashford, i cili pasi merr një pasim të shkurtër nga “bomberi” danez, Rasmus Hojlund dërgon topin në rrjetën e portugezit, Jose Sa. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al