Benjamin Kololli është rikthyer të jetë në formë dhe i rëndësishëm për Zurich, teksa sot gjeti rrugën e rrjetës ndaj skuadrës së Lausane. Dominim total i skuadrës së kombëtares së Kosovës, teksa “xholi” dardan shënoi golin e 3-0 për skuadrën e tij.
Aksion i bukur kombinime të rrjedhshme mes lojtarëve të Zurich, derisa sfera përfundoi në këmbët e Kolollit, që tundi rrjetën me një goditje vrastare në zemër të zonës.
https://streamable.com/6uhh4a
Minuta më parë Kololli pati dhuruar edhe asistin e golit të dytë për skuadrën e tij. Ky është goli katërt i tij në kampionatin zviceran, duke qenë golashënuesi më i mirë skuadrës së tij. Përveç rrjetave ai numëron edhe dy asiste. /abcnews.al