Benjamin Kololli, pas izolimit po tregon një formë të shkëlqyer me Zurich. Anësori i krahut të djathtë ka shënuar katër gola në katër ndeshje, duke qenë i rëndësishëm për skuadrën e tij.
Madje golat e tij kanë qenë mjaft të bukur. Sinjalet ai i dha që në ndeshjet miqësore para rifillimit të kampionatit dhe tashmë po dëshmon se është një prej lojtarëve më interesantë në Superligën e Zvicrës.
https://twitter.com/footballvidz200/status/1279527691646046209?s=20
Javën e fundit ai ndëshkoi skuadrën e Servette dhe Zurich triumfoi me rezultatin e pastër 2-0. Kololli është vlerësuar për paraqitjen e bërë në këtë ndeshje dhe “Blick” e ka përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës, duke qenë i vetmi shqiptar në të. /abcnews.al


