GiacomoVrioni ka pasur ditën e tij më të mirë Kupën e Ligës në Amerikë, duke shënuar një tripletë në fitoren që skuadra e tij mori me rezultatin 1-5 ndaj Atletiko San Luiz.
Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin e parë në minutën e 15-të të takimit, por vetëm 7 minuta më vonë u barazuar rezultati. Megjithatë, Bu dhe një autogol i vendasve e çuan rezultatin në 1-3 në pjesën e parë, teksa ka pasur kohë edhe për golin e dytë personal të Vrionit.
Në të dytën, ka qenë sërish Vrioni ai që në minutën e 60-të ka vulosur fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar edhe golin e pestë dhe të tretin personal.
Në renditjen e Kupës, skuadra e Vrionit numëron 4 pikë dhe renditet e dyta, duke siguruar kalimin në turin tjetër.
Vrioni numëron 3 gola të shënuar në Kupë, aq sa edhe Messi që shënoi një dygolësh ditën e djeshme me Inter Miamidhe një në debutim./ h.ll/abcnews.al