Pedro Goncalves është ylli i radhës i dalë nga Sporting Lisbona. 22-vjeçari është shndërruar menjëherë në një shënjestër për gjigantët e Liverpool dhe Manchester United.
Klopp u interesua i pari dhe nisi tratativat me Sporting, por ndërhyrja e United duket se ia ka prishur planet kampionëve në fuqi.
Mediet angleze raportojnë se “Djajtë e Kuq” kanë shfrytëzuar marrëdhëniet e mira pas transferimit të Bruno Fernandes dhe janë shumë pranë mbylljes së operacionit.
Mbetet të shihet vlera e transferimit të portugezit, teksa klauzola e tij e largimit është 60 milionë euro. N verë pritet që ish-talenti i Wolves t’i bashkohet ekipit të Solskjaer.
Goncalves deri më tani në këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola dhe dhuruar 2 asiste. Shifra të frikshme! Ai aktivizohet në mesfushë dhe në krahun e djathtë të sulmit. /abcnews.al