Ka përfunduar në rezultatin 1 me 1, sfida e dytë e gjysmë-finaleve të UEFA Europa League mes Sevilla e Juventus, me të dyja ekipet që i janë drejtuar kohës shtesë, për të mësuar një prej finalistëve të Budapestit.
Siparin e golave të sfidës e hapi “bomberi” ballkanas, Dusan Vlahovic, i cili çoi topin në rrjetën e portierit Bono, në minutën e 55-të, pas një “gafe” në mbrojtjen e Sevilla nga mbrojtësi francez, Loic Bade, mirëpo vetëm 7 minuta më pas, ish-anësori i Milan, spanjolli Suso lëshon një predhë drejt portierit Szczesny.
Tashmë gjithçka mbetet janë mbarimi i 2 pjesëve të shtesës, për të mësuar nëse sfida do të vazhdojë drejt gjuajtjes së penalltive ose jo. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Dusan Vlahovic, 0-1:
Goli i Suso, 1-1: