Politikani italian i të djathtës ekstreme, Mateo Salvini, i cili ishte fotografuar më herët në Moskë teksa mbante veshur një bluzë në të cilën ishte vendosur fotografia e Vladimir Putinit, është gjendur përballë momenti aspak të këndshëm për të ndërsa po vizitonte kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.
Teksa Salvini po fliste për mediat, kryetari i Komunës së Przemsyl, Wojciech Bakun, ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën dhe duke shfaqur bluzën e me fotografinë e Putinit të ngjashme me atë që Salvini kishte veshur gjatë vizitës në Rusi.
Wojciech Bakun e ka quajtur Salvinin si mik të Vladimir Putinit, ndërsa janë dëgjuar edhe njerëz të tjerë që e kanë quajtur ish-zv.kryeministrin italian si “kloun”.
Salvini e ka lavdëruar Putinin në të kaluarën si “një nga shtetarët më të mirë.” Ai ka mohuar se ka marrë para nga Kremlini./GazetaExpress/
– Matte, ma sei sicuro di andare in Polonia?
– E certo! Le telecamere sono tutte là. Sarà un grande rilancio per l’immagine del partito, vedrai
– Se lo dici tu…#Przemysl https://t.co/l0p2BkZz7S— Fabio Alisei (@fabioalisei) March 8, 2022