“Kjo nuk është normale, kjo është penallti”, dëgjohet të thotë Olsi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, i cili ndodhet në stol në ndeshjen kundër Tiranës.
Rama nervozohet nga vendimi i arbitrit të ndeshjes, pas një ndërhyrje që mori Brian Brown në hyrje të zonës. Edhe pse ishte faull, arbitri mendoi ndryshe dhe kjo nuk i pëlqeu të kuqve. Në fakt nuk kishim të bënim me penallti, pasi ndërhyrja u bë jashtë zone. /abcnews