VIDEO/ Kamera e fshehtë, Piranjat fusin në “kurth” Mateus Frrokun

schedule22:08 - 20 Nëntor, 2022

schedule 22:08 - 20 Nëntor, 2022

Piranjat në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë rikthyer mbrëmjen e kësaj të diele kameran e fshehtë.


Preja këtë herë ishte një nga këngëtarët më të preferuar të shqiptarëve, Mateus Frroku. Për të futur në kurth Mateusin u fut në lojë edhe shoqja e tij Jusi, e cila e prezanton këngëtarin me një çift krejt të pazakont.

Dy të rinjtë që donin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, kanë zgjedhur Mateusin si këngëtarin e dasmës së tyre, pasi që të dy janë fansa të çmendur të tij.

Deri këtu duket gjithçka normale, por anormalja fillon menjëherë sapo çifti ulet në tavolinë.

Nusja e presupozuar e dasmës :harron’ burrin në tavolinë dhe menjëherë nis provokimet ndaj Mateusit, duke i lënë këtij të fundit të kuptoj se ajo është shumë e dhënë pas tij.

Megjithatë duhet thënë se Matesusi reziston si “burrat” dhe pavarësisht provokimeve të vazhdueshme nuk bie pre në asnjë moment.

Por ka edhe ai mendimin e tij për gjithçka që ndodh, dhe këtë ja shpreh hapur shoqes së tij Jusit, menjëherë sapo çifti largohet nga tavolina.

Pas bisedës së parë për datën e dasmës dhe pagesën, vjen dhe takimi i dytë i këngëtarit me çiftin e ri, dhe këtu nis një lojë edhe më e rrezikshme se e para.

Këtë herë përveç nuses në sulm hidhet edhe dhëndri, i cili i shpreh hapur dashurinë këngëtarit tonë: “Unë të dashuroj Mateus”.

Deklaratë kjo që e trondit vërtetë shumë Mateusin, por megjithatë ai arrin të ruajë qetësinë dhe kërkon të largohet nga tavolina, ky është momenti kur edhe Piranjat ndërhyjnë për t’i treguar atij se është thjeshtë një kamera e fshehtë, asgjë më shumë.

Ky moment solli dhe çlirimin e këngëtarit nga emocionet dhe stresi i akumuluar përgjatë gjithë kohës.

/Abcnews.al/