VIDEO/ Kjo është rruga më e rrezikshme në planet

schedule10:23 - 21 Korrik, 2023

schedule 10:23 - 21 Korrik, 2023

Mjafton një video prej vetëm 20 sekondash për të demonstruar rrezikun e paimagjinueshëm të një rruge në Himalaje.

Për shumë njerëz, udhëtimi me makinë është një mënyrë ideale për të dalë nga qytetet plot zhurmë, rutina mbytëse dhe monotonia e jetës së përditshme.

Një pjesë e madhe e udhëtarëve, zgjedhin të ndjekin me makinë rrugët e bukura natyrore, ku ndryshimi i peizazheve përbën një eksperiencë unike.

Megjithatë, arratisja në vende me bukuri dehëse nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë, pasi disa rrugë nuk përmbushin as standardet minimale të sigurisë, kështu që çdo gabim i shoferit mund të jetë fatal.

Ndoshta nuk ka shembull më përfaqësues – në nivel global – sesa “Rrugët e Vdekjes” në Himalaje ndodhen rrugët më të frikshme dhe më të rrezikshme në botë.

Këto janë rrugë ku dy makina mezi futen, barrierat e sigurisë bien në sy nga mungesa e tyre dhe nuk ka as më të voglin gjurmë asfalti. Në njërën anë të rrugës dallohet shkëmbi, duke qenë në çdo moment gati “të dënojë” këdo që bën gabimin më të vogël në timon, dhe në anën tjetër kotronë të mëdhenj që duken gati të shkëputen dhe të pushtojnë plotësisht kalimtarët fatkeq.

Rrezikun e pakrahasueshëm të rrugëve në malet më të larta në Tokë mund të dëshmojmë në një video të publikuar së fundmi në Twitter dhe në pak orë ka mbledhur më shumë se 4.3 milionë shikime.

Autobusët në rrugën e tmerrshme nga qyteti indian i Shimla-s në Luginën Pangi, ecin anash një shkëmbi dhe një pasagjer regjistron përvojën e tmerrshme në telefonin e tij celular.

Shumë përdorues të Twitter komentuan shpejt videon, ndërsa disa të tjerë nuk mund ta besojnë se ekziston një rrugë kaq e rrezikshme.