Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kjo është metoda më e paparë e hajdutëve. Bëni KUJDES!

schedule11:49 - 22 Prill, 2022

schedule 11:49 - 22 Prill, 2022

Hajdutët shpikin metoda të ndryshme për të kryer vjedhjet e tyre. Në rastet kur kanë për të vjedhur ndonjë shtëpi për shembull, hajdutët shohin nëse dritat mbahen apo jo ndezur; nëse hyn apo del dikush nga banesa dhe gjëra të ngjashme, por një grup hajdutesh nga Bursa e Turqisë kanë shpikur një metodë tjetër: Ajo është nuhatja e këpucëve.

Policia turke arrestoi më shumë se 20 gra gjatë ditës së djeshme, të cilat akuzohet se kryenin vjedhje nëpër shtëpitë e qytetarëve të Bursas në Turqi. Të paktën në një rast kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur njëra prej tyre nuhaste këpucët e lëna jashtë banesave, raporton abcnews.al.

Kur u pyet se përse e bënte këtë, ajo u përgjigj: I nuhasim këpucët për të kuptuar nëse ka hyrë apo jo dikush në shtëpi sëfundmi. Nëse këpuca është e nxehtë dhe vjen erë e rëndë, do të thotë që dikush është në shtëpi. Kështu kemi vepruar dhe nuk kemi patur probleme deri tani.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!