E quajnë “rruga mbi re” dhe sigurisht është ndërtimi më mbresëlënës në botë.
Rritja e ekonomisë së Kinës dhe e sektorit të prodhimit të vendit ka prodhuar disa vepra mbresëlënëse.
Një prej tyre është autostrada Tianlongshan, ose siç e quajnë kinezët “autostrada mbi re.”
Është një mrekulli inxhinierike e vendosur në distriktin Jinyuan, në qytetin e Taiyuan, në Kinën e Veriut.
Kjo autostradë është 30 kilometra e gjatë dhe ka katër ura të mëdha dhe një tunel.
Ndërtimi i rrugës ka filluar në mars të vitit 2018 dhe është hapur për qarkullim në maj 2019.
Pjesa më mbresëlënëse e rrugës është një urë rrethore me tre kate dhe një lartësi prej 350 metrash.
Dubbed as the highway above the clouds, the Tianlongshan Highway is located in Shanxi Province, Northern China. Its elevation gain is 350 m. It’s equivalent to a 116 floor building with a 3-meter story height
[?and read more: https://t.co/AtoA4Rnj6E]pic.twitter.com/Hb3rs20bUv
— Massimo (@Rainmaker1973) December 10, 2022
Ura përshkruhet si një dragua gjigant që rri pezull mbi mal dhe cilësohet si një nga urat më mbresëlënëse në botë.
/Abcnews.al/